Sepet 0 öğeler

Kushtet e Sherbimit

Ju lutemi lexoni me kujdes para se te perdorni sherbimet tona.

Miresevini ne AMA eSIM. Duke perdorur sherbimet tona, ju pranoni te respektoni kushtet e meposhtme. Ju lutemi lexoni me kujdes para se te vazhdoni.

1. Politika e Perdorimit te Drejte

Pershkrimi i pakove pa limit

Paketat Pa Limit nga AMA eSIM ju ofrojne internet te panderprerë gjate gjithe periudhes se vlefshmërise se pakos. Shpejtësia eshte e kufizuar deri ne 3Mbps, e cila eshte e mjaftueshme per:

  • perdorim te perditshem (mesazhe, email, rrjete sociale)
  • thirrje me zë dhe video me cilesi standarde
  • shfletim dhe perdorim te aplikacioneve online

Kjo shpejtësi mund te mos jete e pershtatshme per video streaming ne cilesi te larte ose per aplikacione shume intensive ne trafik.

Kushtet

  • Interneti eshte i pakufizuar me shpejtësi te kufizuar deri ne 3Mbps.
  • Shpejtësia nuk mund te rritet mbi kete nivel, pavaresisht perdorimit.
  • Sherbimi eshte i dedikuar vetem per perdorim personal.

2. Perputhshmeria e Pajisjes

E Rendesishme

Eshte pergjegesi e klientit te sigurohet qe pajisja e tij eshte e hapur (Carrier Unlocked) dhe e perputhshme me teknologjine eSIM perpara se te beje nje blerje. Ne nuk mbajme pergjegesi per probleme qe rrjedhin nga pajisje te paperputhshme.

3. Politika e Rimbursimit

Rimbursimet ofrohen vetem ne rastet kur problemi eshte nga ana jone. Nese sherbimi eshte aktivizuar sic duhet dhe nuk ka probleme teknike nga ana jone, nuk ofrohet rimbursim. Per me shume detaje, shikoni Politiken e Rimbursimit.

4. Disponueshmeria e Sherbimit

Ju duhet te verifikoni nese vendet ku deshironi te perdorni sherbimin jane te mbuluara nga lista jone. Lista e vendeve te mbuluara mund te ndryshoje. Ne rekomandojme te kontrolloni rregullisht per perditesime.

5. Politika e Dorezimit

Pas konfirmimit te pageses, kodi QR i eSIM dergohet menjehere ne adresen e emailit te dhene. Ne raste te rralla, mund te kete vonesa deri ne 15 minuta per shkak te verifikimeve te sigurise.

Klienti eshte pergjeges per futjen e sakte te adreses se emailit gjate procesit te blerjes. Ne nuk mbajme pergjegesi nese kodi QR dergohet ne nje email te gabuar te dhene nga klienti.

6. Perdorimi Ligjor

Sherbimi duhet te perdoret ne perputhje me te gjitha ligjet dhe rregulloret vendore dhe nderkombetare.

7. Perdorimi i Ndaluar

Ndalohet perdorimi i sherbimit per qellime te paligjshme, spam, trafik te dhenash te ndaluar, perdorim VPN ne shtete te kufizuara, ose cdo abuzim qe shkel keto kushte.

8. Siguria

Ju jeni pergjeges per mbrojtjen e te dhenave tuaja dhe per te siguruar qe pajisja juaj te jete e mbrojtur ndaj qasjes se paautorizuar gjate perdorimit te sherbimeve tona.

9. Pronesia Intelektuale

Te gjitha te drejtat e autorit dhe te pronesise intelektuale qe lidhen me sherbimet AMA eSIM jane te rezervuara. Perdorimi pa leje eshte i ndaluar.

10. Kufizimi i Pergjegesise

Ne nuk mbajme pergjegesi per deme direkte, indirekte, te rastesishme, apo ndeshkuese qe rrjedhin nga perdorimi ose pamundesia per te perdorur sherbimin.

11. Pagesat

Pagesat pergjate faqes se internetit perPunohen permes ProcardPay (Raiffeisen Bank Kosove). Blerjet permes aplikacioneve mobile procesohen permes App Store ose Google Play. Cmimet mund te ndryshojne sipas rajonit ose fushatave promocionale. Klienti mban pergjegesi per cdo tarife ose takse te aplikueshme.

12. Ndryshimet ne Kushte

Ne rezervojme te drejten te ndryshojme keto kushte ne cdo kohe. Cdo ndryshim do te publikohet ne faqen tone te internetit. Nese ndryshimet jane te rendesishme, do te njoftoheni me email ose njoftim ne aplikacion.

13. Zgjidhja e Mosmarreveshjeve

Ne rast mosmarreveshjesh, palet do te perpiqen te arrijne nje zgjidhje miqesore. Nese kjo nuk arrihet, mosmarreveshjet do te zgjidhen permes arbitrazhit sipas ligjit ne fuqi.

14. Juridiksioni dhe Ligji ne Fuqi

Keto kushte rregullohen nga ligjet e Republikes se Kosoves. Cdo mosmarreveshje do t'i nenshtrohet juridiksionit te gjykatave ne Prishtine.

15. Kontakt

Per cdo pyetje ne lidhje me keto kushte, ju lutemi kontaktoni sherbimin per kliente: [email protected]